×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Botohet romani i ri i Gani Mehmetajt

    Insajderi
    19 September 2023 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia botuese tiranase “UETpress” ka botuar këto ditë romanin e ri të shkrimtarit dhe publicistit të mirënjohur kosovar, Gani Mehmetaj.

    Romani ka titullin “Lufta e pengjeve” dhe së shpejti do të jetë në duart e lexuesve dhe dashamirësve të letërsisë dhe librit shqip. Ndërkohë, që ai do të promovohet të premten, ora 13:00, në ambientet e Universitetit Evropian të Tiranës, gjegjësisht në sallën e quajtur “Aula Magna”.

    Gani Mehmetaj ishte fitues i shpërblimit letrar “Kadare” në vitin 2021, që jepet po ky nga ky institucion i pavarur universitar tiranas.

    Romani “Lufta e pengjeve” është vepra e tretë që shkrimtari dhe publicisti Mehmetaj e boton me “UETpress”, gjë që shihet si një shenjë e një bashkëpunimi të vazhdueshëm mes botuesit dhe krijuesit në fjalë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark