×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Botohet romani “Lufta” i krijueses së re, Leonora N. Lokaj

    Insajderi
    12 September 2023 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e njohur botuese “Armagedoni” ka botuar romanin e ri të krijueses Leonora N. Lokaj. Romani mban titullin “Lufta” dhe së shpejti do të jetë në librari dhe në duart e lexuesve shqiptarë.

    Për botimin e këtij romani ka njoftuar edhe vetë autorja nëpërmjet profilit të saj në rrjetin social facebook.

    Njoftimi i plotë:

    Po vjen librim im i radhës, romani “Lufta”

    Përmes këtij romani u mundova ta radhis një guri sado të vogël për murin e kështjellës që duhet të ndërtojmë për t’i ngritur në piedestal përpjekjet, sakrificat, gjakun, dhimbjet dhe luftën çlirimtare për liri.

    E sprovova vetën edhe në këtë lami të artit letrar, me të vetmin qëllim që ta qes sadopak në pah kohën kur ecej nëpër tehe të mprehta shpatash, dhe jo rastësisht secilin kapitull të këtij romani e kam nisur me nga një varg poezie, që përmes këtij dualiteti ta shpërfaq dashurinë, dhimbjen dhe sakrificat e një kohe të vështirë për popullin dhe vendin tim.

    Falënderime për bashkëpunëtorët:

    Berat Dakaj-redaktor;

    Adem Xheladini-recensent;

    Kimete Kasumi -lektore;

    Laura Shulemaja-faqosjen dhe dizajnin;

    Lenda MP- për foton.

    Falënderoj përzemërsisht familjen time për përkrahjen e vazhdueshme që me jep!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark