×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    BQK-së i kërkohet themelimi i një monedhe virtuale të Kosovës

    Insajderi
    25 December 2017 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banka Qendrore e Kosovës të hulumtoje mundësinë e lëshimit te një monedhe dixhitale shtetërore, për të mbështetur një sistem pagesash mbarëkombëtare në kohë reale u shpreh ditën e sotme eksperti për kontabilitet dhe financa, Bujar Krasniqi.

    Përmes rrjetit social Facebook ai i bën thirrje BQK-së për të hulumtuar dhe për të nxitur një sistem pagesash në kohë reale në vend.

    Ai thotë se një monedhë dixhitale shtetërore do të ishte efektive dhe e besueshme për pagesat e menjëhershme.

    Bujar Krasniqi është ekspert i shquar dhe me ndikim në fushën e ekonomisë dhe financave.

    Monedhat dixhitale kanë tërhequr vëmendje të lartë gjatë këtij viti falë edhe daljes në skenë të Bitcoin, monedhës kriptografike më popullore në botë vlera e së cilës është 20-fishuar që nga fillimi i 2017-ës.

    Duke shfrytëzuar teknologjinë blockchain, një prej avantazheve kryesore të monedhës është lehtësia e transferimit të parave në çdo cep të botës dhe siguria e lartë.

    “BQK duhet publikojë një letër të konsultimit publik dhe të kërkojë propozime për një infrastrukturë të pagesave, ose “të centralizuar apo të shpërndarë”, që do të mbështesë pagesat e menjëhershme në Kosovë dhe jo vetëm,” shprehej Krasniqi.

    Potenciali i lartë i monedhave dixhitale ka tërhequr vëmendjen e jo pak vendeve të tjera të botës.

    Shteti Baltik i Estonisë është duke konsideruar hedhjen në qarkullim të estcoin.

    Gjatë fundjavës Banka e Izraelit hodhi idenë e një monedhe dixhitale por të centralizuar e cila do të ndihmonte vendin për të luftuar informalitetin dhe paranë e zezë.

    Rusia gjithashtu pritet të miratojë një projekligj për rregullimin e monedhave virtuale.

    Por në Kosovë, Banka Qendrore është shprehur skeptike në lidhje me monedha kriptografike. Drejtues të këtij institucioni vazhdimisht kanë vënë theksin tek pasiguria e këtyre monedhave.

    Por thirrja që Bujar Krasniqi bën është për një monedhë dixhitale të centralizuar.

    “Një monedhë dixhitale e lëshuar nga banka qendrore do të ishte e centralizuar, e sigurtë dhe do të përmbushte rregullat e parandalimit te pastrimit të parave, ndryshe nga kriptovalutat e decentralizuara si bitcoin,” tha Ai.

    Sipas tij përfitimet për qytetarët do të ishin të larta dhe një hap i tillë vetëm se do të forconte monedhën virtuale të Kosovës sidomos nëse përqafohej nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark