Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë vendosur që shtëpinë e tyre e cila ndodhet në Correns, Francës ta shesin.
“Shtëpia është vlerësuar dhe është në treg çdo ditë”, ka thënë një burim për Us Weekly, i cili gjithashtu ka vënë në dukje se etiketat mbi shishet e linjës së çiftit, e cila prodhohet në vreshta, nuk do të përfshijë më emrat e tyre.
Një tjetër burim shtoi se të dy kanë plane për të shitur të gjitha pronat e tyre të përbashkëta.
Brad dhe Angelina kanë blerë Château Miraval në vitin 2012 për rreth 60 milionë dollarë dhe u martuan atje më 23 gusht, 2014.