Qe se çfarë do të kisha bërë unë ndryshe po të kisha mundur
Pas 11 vjetësh martesë, Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë shkurorëzuar. Opinioni ende flet për këtë, transmeton Telegrafi.
“Është e qartë, nuk jam ekspertë për lidhje. A do ta kisha bërë çdo gjë ndryshe? Pasi që kam humbur gruan të cilën e kam adhuruar, jam ndarë pas 11 vjetësh martesë, këto janë këshillat për të gjithë meshkujt… qe se çfarë do të kisha bërë unë ndryshe, po të kisha mundur!”
1. Gjithmonë kujdesu për gruan tënde.
2. Vepro në atë mënyrë që ta dashurosh veten.
3. Dashurohu në gruan tënde dhe sërish dashurohu.
4. Fokusohu në atë që është më e mira për të.
5. Mos ndrysho.
6. Nuk është punë e saj të të bëjë të lumtur – lumturinë duhet ta bësh vetë.
7. Kurrë mos i bërtit gruas sate. Madje edhe nëse je i hidhëruar për shkak të ndonjë gjëje që ajo e ka bërë. Megjithatë, ai hidhërim është vetëm yti dhe i askujt tjetër.
8. Vetëm qëndro pranë saj: edhe në të mirë edhe në të keqe.
9. Mos u bëj vazhdimisht njeri i rëndë dhe i pakompromis.
10. Çdo ditë tregoji kujdes.
11. Mos u bëj idiot!
12. Lejoje ose bëji vend për pushim.
13. Bëhu i lëndueshëm para saj. Ajo është gruaja jote.
14. Gjithmonë të jesh i sinqertë ndaj saj.
15. Kur të zhvillohet ajo, zhvillohu edhe ti. Gjithmonë mëso, mëso, mëso…
16. Kurë mos iu kthe së kaluarës, mos e kritiko për gabimet e vjetra.
17. Gjithmonë zgjidh dashurinë!
Martesa nuk është ajo fjalia nga përrallat: Dhe kanë jetuar të lumtur deri në fund të jetës.
Çdo martesë ka ngritjet dhe rëniet e veta. Në martesë, si edhe në zhvillimin vetjak, punohet çdo ditë.