×
  • Lajme
  • Lajme

    Brahim Selimaj: Fatmirsisht prej fillimit të fushatës nuk ka pas ngritje të infektimeve me covid

    Insajderi
    12 February 2021 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Brahim Selimaj ka mirëpritur vendimin e qeverisë për lirimin e masave.

    Sipas tij, pandemia veç po shihet se e ka fundin dhe mendoj se këto ditë në të gjithë globin ka filluar vaksinimi dhe shihet një gjendje krejt tjetër në Kosovë.

    “Fatbardhësisht prej fillimit të zgjedhjeve nuk kemi pasur ngritje të infeksioneve dhe mendoj se këtë gjendje që është krijuar sonte me këto masa është shume e qëlluar – posaçërisht për bizneset”, tha ai.

    Sa i përket masave për bashkatdhetarë, Selimaj ka shtuar se sigurisht se do të ketë edhe ndonjë shtesë për vendet që kanë numër më të lartë të të infektuarve.

    “Reciprociteti do të varet prej shtetit që është me një lartësi të madhe të COVID-19, kështu e interpretoj. Sa i përket ndalesave, mendoj se s’do të ketë ndalesa për bashkatdhetarët tanë dhe kurrsesi nuk do të ketë pengesa për ardhjen e tyre që të votojnë në Kosovë”, ka deklaruar Selimaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark