Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Brahim Selimaj, e ka komentuar lehtësimin e masave për parandalimin e COVID-19 nga ana e Qeverisë në detyrë, duke thënë se ky është një veprim i duhur duke u bazuar në gjendjen aktuale në vend.
Ai ka theksuar se sa i përket ndalesave, nuk do të ketë ndalesa për bashkatdhetarët dhe sipas tij, kurrsesi nuk do të ketë pengesa për ardhjen e tyre që të votojnë në Kosovë.
“Unë mendoj se Qeveria ka bërë lehtësime që bashkatdhetarëve tanë t’u krijohen kushte qoftë në sigurime qoftë dhe gjëra të tjera, por ne ligjin nuk mund ta anashkalojmë si për bashkatdhetarët po ashtu edhe për qytetarët që jetojnë në Kosovë”, tha Selimaj.