×
Zgjedhjet 2021

Brahimaj: Takova vendet ku 22 vjet më parë shpërndanë zjarr lirie dhe sot mbështesin Haradinajn për president

Insajderi
08 February 2021 - 09:14
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj thotë se mbrëmë ka vizituar vendet ku është shpërndarë zjarri i lirisë 22 vjet më parë e që sot po shpërndahet siç thotë ai mbështetja e komandantit të tyre për president të ardhshëm, Ramush Haradinaj.

“Mbrëmë vizitova vendet nga ku u shpërnda zjarri i lirisë para 22 viteve, sot po shpërndahet më të madhe mbështetja për komandatin e tyre, presidentin e ardhshëm Ramush Haradinaj. Gllogjani, Shaptej, Irziniqi, Ratishi i Ulët e Ratishi Epërm kanë vendosur t’i qëndrojnë besnik ashtu siç i qëndruan në ditë të vështira, e kishin komandant gjatë luftës e do ta bëjnë komandant suprem të Ushtrisë së Kosovës më votën e tyre. #AAK135 #RamushHaradinaj1 #LahiBrahimaj22”, ka shkruar Brahimaj.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark