Ismet Munishi, trajner i njohur në futbollin kosovar, ka komentuar parashikimin e tij për ndeshjen mes Brazilit dhe Kroacisë, i cili u bë viral pasi Munishi ia huqi keq.
Ai është treguar pak ironik, duke thënë se pas lojës të gjithë e “kishin pasë” ditë që fiton Brazili.
“Edhe tash, ata ekspertave ju bëj thirrje, masi pe dinë, le t’më shkrujnë në Facebook, cilat rezultate janë d.m.th. ma shumë se që ka po e parashikoj, ta kshyrmi a po ja qëllojnë ata. Le të më shënojnë në Facebook dhe Instagram. Unë jap parashikim që fiton Brazili, krejt e kishin ditë që fiton Kroacia, veç unë se kisha pasë ditë. Bile u çudita qysh krejt e kishin pasë ditë, veç unë mos me pasë ditë” – tha z. Munishi në RTV Dukagjini.