×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Brazilin e shpëton VAR-i kundër Ekuadorit – kartonë të kuq dhe “Kung Fu”

    Insajderi
    28 January 2022 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një pikë për Brazilin, që është ndalur në një barazim 1-1 kundër Ekuadorit që është shumë pranë sigurimit të një bilete për në “Katar 2022”. Një ndeshje e zjarrtë, plot përplasje dhe që u paralajmërua që në minutën e parë kur Emerson Royal u ndëshkua me karton të verdhë.

    Valencia në minutën tjetër iu afrua golit për Ekuadorin. Pesë minuta më pas erdhi goli i parë i ndeshjes, me Casemiro që pranë vijës fatale e shtyu topin drejt e në rrjetë. Festë te Brazili, që synon t’i mbyllë kualifikueset pa asnjë humbje dhe trajneri Tite që dëshiron të jetë i pari trajneri i Brazilit që e arrin diçka të tillë.

    Në minutën e 13-të u regjistrua episodi “kung fu”, pasi portieri Dominguez goditi me shkelm sulmuesin Cunha të Brazilit. Ai moment ka bërë xhiron e internetit dhe për arbitrin nuk kishte dyshime për kartonin e kuq.

    Alisson i Brazilit bën gjithashtu një ndërhyrje me këmbë të ngritur. Kartoni i kuq kthehet i verdhë me VAR, ndërsa në fundin e pjesës së parë Cunha iu afrua golit të dytë me një goditje nga jashtë zone.

    45 minutat e dyta patën të tjera episode dhe dhjetë minuta pasi nisën u dha një penallti, pasi Estupinan u rrëzua në zonë. Me Var arbitri e anuloi. Ekuadori gjithsesi nuk u ndal dhe e gjeti rrugën e rrjetës.

    Felix Torres goditi në mënyrë perfekte me kokë pas një goditjeje këndi dhe në minutën e 75-të rezultati u barazua. Në shtesë pati një tjetër karton të kuq e penallti, por VAR e shpëtoi Brazilin dhe portierin Alisson Becker për të dytën herë. Kështu ndeshja përfundoi 1-1 dhe dy skuadrat morën nga një pikë.

    https://youtu.be/pCuZfmCQb6s

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark