×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Brenda 18 muajsh ShBA e kryen marrëveshjen Kosovë-Serbi, beson analisti serb

    Insajderi
    11 February 2023 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për 18 muaj do të kryhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe atë do ta kryejnë amerikanët, beson analisti serb Branislav Krstiq.

    Krstiq e merr për të parëndësishme njohjen juridike të ndërsjellë Kosovë-Serbi në kontekstin aktual të shfaqjes së planit franko-gjerman, plan të cilin ai e konsideron të pranueshëm.

    ”Serbia kurrë nuk e pranon që e ka pranuar Pavarësinë e Kosovës. Vuçiq vetë ka hequr dorë nga institucionet paralele – çka kemi paralele, shëndetësinë, arsimin dhe asgjë më tepër dhe një administratë për certifikata. Me Asociacionin, të gjitha institucionet paralele janë në duar të shtetit të Kosovës. Me siguri do të pranohet plani… asgjë më tepër se shfaqja e lojës se kur amerikanët insistojnë për diçka ajo realizohet. Amerikanë nuk duan luftë në Ballkan. S` do të ketë barrikada më në veri sepse Vuçiq po e dëgjon Amerikën dhe koha për Kurtin që t`i kuptojë këshillat e Amerikës. Për 18 muaj do të kryhet marrëveshja”, vlerëson ai në një intervistë në Gazetën Blic.

    “Plani franko- gjerman është i pranueshëm për të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Sa më shpejt që Kosova të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtarë më lehtë është edhe për ne serbët e Kosovës, jemi të mbështetur edhe nga institucione të fuqishme të tjera kur Kosova bëhet pjesë e tyre”, thotë ai./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark