×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Brenda 24 orëve në dikasterin e Shëndetësisë ndodhën dy dorëheqje e një shkarkim

    Insajderi
    26 January 2023 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shërbimi Spitalor Klinke Universitar i Kosovës është ‘goditur’ me dorëheqje të njëpasnjëshme brenda 24 orëve të fundit. Arben Bislimi dhe Pranvera Zejnullahu-Raci janë dy personat që hoqën dorën nga pozitat udhëheqëse që kishin në SHSKUK ndërsa Arjanit Jakupi u shkarkuar nga Oda e Farmacistëve, shkruan Gazeta Insajderi.

    Klinika e Onkologjisë, ka mbetur pa drejtor që nga dita e djeshme, kjo pasi doktorit Arben Bislimi dha dorëheqje nga pozita ushtruesit së detyrës së drejtorit të kësaj klinike.

    Asyeja e dorëheqja u tha të ishte personale, sipas SHSKUK-së.

    “Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ju konfirmon se për shkaqe personale ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d. drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Dr. Arben Bislimi. Së shpejti pritet të caktohet u.d. drejtori i ri i Klinikës së Onkologjisë”, ka konfirmuar SHSKUK për Insajderin.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar Bislimi por i njëjti nuk është përgjigjur.

    Pas Bislimit, gjatë ditës së djeshme u shkarkua kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi.

    Shkarkimi i tij erdhi nga një mocion i mosbesimit që ishte propozuar nga 10 parashtrues të Kuvendit të OFK-së.

    Arsyeja që dërgoi në shkarkimin e Jakupit, ishte se ky i fundit kishte shkelur një rregullore.

    “Shkarkimi është bërë pas kërkesës së Anëtarëve të Kuvendit të OFK-së për mbajtje të Kuvendit të jashtëzakonshme me pikën e rendit të ditës “mocion mosbesimi sipas neni 20 pika 6 të statutit të OFK-së, për shkelje statutore referuar neneve: 19 pika 3, 19 pika 4, 68 pika 4, 26.6 pika 6.2 dhe pika 6.3.”, thuhet ne mbjedhjen e Kuvendit.

    E fundit që dha dorëheqje pas Jakupit, ishte ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raci.

    Dorëheqja e Zejnullahit-Raci ende nuk është konfirmuar zyrtarit nga SHSKUK-ja. Arsyeja që ajo la pozitën e drejtoreshën së ShSKUK-së nuk është bërë e ditur ende.

    Ndonëse, para 16 ore Zejnullahu-Raci kishte shpërndarë një këngë të Frank Sinatras.

    Në postimi e saj ajo kishte shkruar edhe disa vargje ku thotë se “Unë i mora goditjet dhe e bëra në mënyrën time”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark