×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shkarkohet kryetari i Odës së Farmacistëve Arianit Jakupi

    Insajderi
    25 January 2023 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arianit Jakupi është shkarkuar të mërkurën nga detyra e kryetarit të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

    Ky zhvillim ka ndodhur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

    Reklama

    Me 29 vota pro, 25 kundër dhe dy abstenime, Arianit Jakupi është shkarkuar nga pozita e kryetarit të OFK-së.

    Arsyeja e shkarkimit është se gjatë procedurave të zgjedhjeve që i ka pasur kjo odë në muajin qershor të vitit të kaluar, thuhet se ai ka shkelur një rregullore.

    Mocioni i mosbesimit ndaj Kryetarit të OFK-së, ishte thirrur sipas propozimit të  10 parashtruesve

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark