×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Brenda 24 orëve Policia ka shqiptuar gjoba ndaj 2 352 personave

    Insajderi
    22 December 2023 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e trafikut në kuadër të urdhrit operativ për të ofruar siguri në rrugët e Kosovës, vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2352 gjoba kundërvajtëse ndaj të gjithë atyre pjesëmarrësve në komunikacion që nuk kanë respektuar rregullat.

    Dje janë raportuar 73 aksidente trafiku prej të cilave 19 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 54 të tjera me dëme materiale.

    Për të arritur objektivat e përbashkëta për një siguri të qëndrueshme rrugore dhe qarkullim pa pengesa, policia ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht nga drejtuesit (vozitësit) e automjeteve që të shmangin veprimet të cilat ndikojnë në shpërqendrimin e tyre gjatë vozitjes, si;

    – në përgjithësi vozitjen e automjetit ta përshtatin me gjendjen dhe kushtet në rrugë.​

    – t’i shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë drejtimit të automjetit,

    – të respektojnë shenjat për kufizimin e shpejtësisë

    – të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve gjatë qarkullimit, etj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark