×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Brenda 5 minutave u ndalë 10 herë rryma” – Banorët e rrugës së “Bledit” në kryeqytet në hall nga energjia elektrike

    Insajderi
    14 November 2023 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Banorët e rrugës së “Bledit”, e cila ndodhet në afërsi të Taukbashqes kanë rënë në hall që nga dita e diele me energjinë elektrike.

    Ata janë ankuar në adresë të Insajderit, kanë treguar se iu janë prishur pajisjet shtëpiake si pasojë e problemeve me energji.

    Sipas tyre, problemi ka filluar nga pasditja e ditës së diele, rasti ishte lajmëruar në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes “KEDS”.

    Pavarësisht kësaj, telashe kanë pasur edhe ditën e djeshme (e hënë).

    “Nga ora 16:00 deri ora 01:00 pas mesnatë është ndalë pa kontroll energjia elektrike, brenda 5 minutave e kanë ndalë 10 herë”, i tha një banore Insajderit.

    “Na ka prishë shportin e rrymës, plus kompjuterin”, i tha një tjetër banor Insajderit.

    Gazeta ka kontaktuar edhe zyrtarët e KEDS-it për të kuptuar se ku qëndron problemi por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark