Donatella Versace bleu së fundmi një vilë me vlerë historike për afro 5.6 milionë dollarë pranë liqenit Maggiore në veri të Italisë, ku kanë qëndruar disa ikona të famshme të kulturës.
Vila e njohur si Villa Mondadori ka një sipërfaqe prej 15,000 metra katrorë, duke përfshirë 20 dhoma gjumi dhe 12 banjo.
Prona përmban gjithashtu pishinë, garazh dhe fushë futbolli.
Pozicioni i vilës është i përshtatur në mënyrë që të ketë një pamje përrallore të liqenit.
Për vite me radhë, vila shërbeu si një vend ku mund të qëndronin dhe të hanin mëngjes vizitorë nga vende të ndryshme të botës për disa qindra euro vetëm për një natë.
Në shtëpinë e famshme kanë jetuar ikona të njohura të fillimshekullit XX, si shkrimtarët Ernest Hemingway dhe Thomas Mann. Në oxhak, ndodhen ende nënshkrimet e tyre.