Kompania hekurudhore japoneze East Japan Railway vuri në funksion trenin e ri luksoz, në të cilin mund të flihet.
Mjeti në fjalë i udhëtimit quhet “Shiki-Shima” dhe përbëhet nga 10 vagonë, për 34 pasagjerë, shkruan Tch.
Çmimi për një suitë të klasit më të lartë për një udhëtim 4-ditor nga Tokio në Hokaido është 10 mijë dollarë. Por, pavarësisht çmimit të lartë, të gjithë vendet janë rezervuar deri në mars të vitit 2018.
Gjatë qëndrimit në këtë tren udhëtarët mund të konsumojnë vakte të lehta të përgatitura nga kuzhinierë profesionistë, si dhe të shijojnë muzikë live.