×
Show

Brenda vilës 3.5 milionë dollarëshe të Kim Kardashian dhe Kanye West

Insajderi
13 November 2019 - 11:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dëshironi të jetoni si Kim Kardashian dhe Kanye West? Epo, ju jeni me fat, sepse banesa e tyre 3.5 milionë dollarëshe në Calabasas është në shitje.

Çifti ka futur për shitje banesen në qendër të Calabasas pas dy vjet jetese në të.

Ndoshta kjo për shkak se dyshja kryesisht e përdorte atë si një hapësirë zyre për biznesin e tyre, i cili vazhdon të zgjerohet me aromat, linjat e bukurisë dhe madje edhe veshjet.

 REVIEW / Intervista më ‘e djegstë’ najherë – i ftuar, MC Kresha

Meqenëse hapësira funksiononte kryesisht si zyrë, fotot e listave nuk ofrojnë shumë për të parë përtej hapësirës kryesore të jetesës. Sidoqoftë, një vështrim në renditjen me 3 dhoma gjumi, me 4 banjo, është më se e mjaftueshme për të njohur stilin minimalist, për të cilin Kardashian-Wests janë të njohur.

Për të arritur këtë pamje, Kim tha se ajo e stiloi zyrën me mobilje nga stilisti belg Vincent Van Duysen. Dallimet e vetme midis shtëpisë së Kim dhe zyrës së saj janë stilisti me të cilin ka punuar dhe skema e ngjyrave më të errëta.

Kjo e bën zyrën të qëndrojë në kontrast me atë që Kim e quan ‘manastiri minimal’, në të cilin familja e tyre prej gjashtë personash aktualisht banon.

Për më shumë, shikojini pamjet brenda vilës super luksoze të yllit amerikan, Kim Kardashian:

/Telegrafi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark