×
Zgjedhjet 2021

Brestovci bën thirrje të votohen çlirimtarët

Insajderi
11 February 2021 - 20:25
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci, po vazhdon të bëjë thirrje që të dielën, të votohet për listën 121, dhe numrin 11 brenda grupit #Me Çlirimtarët.

Brestovci thekson se si kurrë më parë, e kaluara ka nevojë për mbrojtje, Ushtria Çlirimtare, ka nevojë për që të ketë zërin e saj, përbrenda Kuvendit dhe legjislaturës së ardhshme.

“Nisma Socialdemokrate do të jetë në legjislaturën e ardhshme, dhe do të jetë përfaqësimi i atyre që po përballen me Gjykatën Speciale në Hagë, i veteranëve të luftës, invalidëve të luftës e familjeve të dëshmorëve”, ka thënë Brestovci.

Ai, thotë se Nisma do të jetë mekanizmi kryesor politik, që do të shtyj para, kërkimin e drejtësisë për gjenocidin që Serbia ka bërë në Kosovë.

“Dy veprimet e para, do të ndërlidhen me luftën. Menjëherë, do të fillojmë mbledhjen e dëshmive, dhe do të grisim padi për gjenocidin që Serbia ka bërë në Kosovë. Dhe veprimi i dytë do të jetë ligji kundër mohimit të gjenocidit serb në Kosovë”, u zotua Brestovci.

Brestovci thotë se “Nisma Socialdemokrate mbetet subjekti politik i vetëm që e ka bosht, vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare”, teksa përmend subjekte të tjera të cilat sipas tij, janë orientuar në fusha të tjera.

Bekim Brestovci, që është kthyer pas një çerekshekulli nga diaspora, është biznesmen dhe punëdhënës i rreth 1300 punëtorëve në Gjermani, tash synim e ka që “të jetë zë i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark