Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci, ka folur për mundësitë e integrimit të diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Ai ka thënë se diaspora ka mundësi të fokusohet në fusha si zhvillimi i turizmit malor, industrinë e ushqimit, blegtori etj.
“Ne si Nismë Socialdemokrate e kemi marrë me seriozitet këtë çështje, prandaj kemi krijuar edhe departamentin për diasporë në kuadër të partisë. Gjithashtu, e dini se në listën për deputetë garojnë 5 pjesëtarë të diasporës për tu bërë deputet”, ka thënë Brestovci, përcjell Periskopi.
Ai ka thënë se në plan ka qenë edhe krijimi i një Zone Ekonomike për bizneset e diasporës, por sipas Brestovcit, ky projekt është minuar nga Qeveria Kurti.