Zv. Ministri në Ministrinë e Jashtme, tani kandidat për deputet nga radhët e NISMA Socialdemokrate, në ditën e hapjes së fushatës ka kujtuar kontributin e Diasporës në luftën çlirimtare të Kosovës.
Ai në një postim në llogarinë e tij facebook ka shkruar edhe për kauzën e tyre si parti politike.
Postimi i tij i plotë:
Sot me bashkëpartiakët e Nisma Socialdemokrate hapëm zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 Shkurtit. Përmes planit tonë, duke filluar nga përfaqësimi i kategorive të dala nga lufta, pa harruar kontributin e diasporës gjatë luftës dhe pas saj, por duke shikuar nga e ardhmja, Nisma Socialdemokrate do të jetë zëri juaj në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës.
Andaj, votoni Çlirimtarët që rreshtohen pas numrit 121, dhe më votoni mua me numër 11, brenda kësaj liste.
BekimBrestovci11 #NismaSocialDemokrate #Zgjedhjet14Shkurt.