Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci, ka treguar planet e tij nëse arrin të zgjidhet deputet.
Ai ka thënë se do të sjell një praktikë të re në vend, duke hapur dy zyra të deputetit ku qytetarët do të shkojnë të takohen dhe t’i adresojnë problemet e tyre.
“Nuk po garoj që të përfitoj nga posti i deputetit. Aty, po garoj për të ofruar zgjidhje, për të qenë zë i qytetarëve“, ka shkruar ndër të tjerash Brestovci në Facebook.
Ai ka thënë se dy zyrat e deputetit do të hapen në kryeqytet dhe në qytetin ku Brestovci do të marrë më së shumti vota.