Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Bekim Brestovci, ka folur për mënyrat e arritjes së zhvillimit ekonomik në vend.
Ai ka thënë se hapi i parë që duhet të merret është shndërrimi i sektorit privat në synim për punë-kërkuesit, transmeton Periskopi.
“Punëdhënësi të ndihmohet nga shteti e jo të barrikadohet, në mënyrë që të krijohen kushtet për zbatimin në plotni të kontratës dhe që të ketë pagë minimale prej 300 eurove“, ka shkruar Brestovci në Facebook.