×
  • Lajme
  • Lajme

    Brestovci shpalos programin për integrimin e diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës

    Insajderi
    10 February 2021 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni kosovar, që garon me numër 11 në listën e Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci ka shpalosur programin e partisë së tyre për integrimin e diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

    Sipas Brestovcit turizmi malor, blegtoria dhe ndërtimi i industris ushqimore janë pikat në të cilat Nisma do t’i ketë në fokus.

    “Ne kemi mundësi të fokusohetmi në turizmin malor kemi mundësi të fokusohemi në ndërtimin e industris ushqimore e cila do ju jepte mundësi bujqëve për të prodhuar dhe për të pasur mundësin e shitjes së rendimenteve të tyre në këtë industri ushqimore. Kemi natyrisht mundësi që t’i qasemi blegtorisë, kemi pasur edhe një projekt të cilin fatkeqësishtë qeveria Kurti e minojë për krijimin e një zone ekonomike të bizneseve të diasporës shqiptare. Ne si Nisma Socialdemokrate e kemi marrë më shumë seriozitet këtë cështje, kemi krujuar në kuadër të paritsë departamentin e diasporës, e dini tanimë që në listën tonë janë 5 deputet nga diaspora”, ka thënë Brestovci.

    Bekim Brestovci në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numër 11 në listë. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark