Kandidati i Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci, i cili në listën për deputet mban numrin 11, ka deklaruar se shteti i Kosovës dhe diaspora nuk kanë hallkë lidhëse mes tyre.
Pë të zgjidhur këtë Brestovci ka shpalosur një plan. Sipas tij, bashkatdhetarët duhet të pajisen me kartela të diasporës.
“Shumë pjesëtarë të diasporës me kohën e kanë humb shtetësinë e Republikës së Kosovës, andaj në aspektin juridik ata trajtohen si të huaj”.
“Prandaj, ne do të kërkojmë që pjesë të ligjit për diasporë të jetë njohja e statusit të pjestarit të diasporës dhe pajisja me një kartë, që më pastaj atyre u jep të drejtë që në momentin që gjenden në Republikën e Kosovës, në shtetin e origjinës, të trajtohen si shtetas të Republikës së Kosovës”, tha Brestovci, duke e arsyetuar nevojën për të pasur kartelën për diasporën.