×
Zgjedhjet 2021

Brestovci: Veprimi i parë i Nismës, përgatitja e padisë ndaj Serbisë për gjenocid

Insajderi
08 February 2021 - 19:24
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nisma Socialdemokrate do të ngris padi për gjenocidin që ka bërë ushtria serbe në Kosovë, gjatë luftës së fundit.

“Është kërkuar shumë gjatë që të ketë drejtësi për krimet që janë bërë në Kosovë. Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë, dhe Nisma e Çlirimtarët veprimin e parë do ta bëjnë përgatitjen e padisë kundër gjenocidit serb në Kosovë, në Gjykatën Ndërkombëtare”, tha Bekim Brestovci.

Brestovci thotë se me listën e Çlirimtarëve, është koha që të dëshmohet dhe që fuqia politike do të jetë zgjidhje e këtij problemi dhe e shumë problemeve të qytetarëve.

“Të tjerët kanë pas fuqi të mjaftueshme politike, për të dëshmuar vetën. Ndërsa ne, nëse marrim fuqi politike, do të jemi zgjidhja e këtyre problemeve. PDK nuk duhet të votohet sidomos nga kategoritë e dala nga lufta, sepse në listën e saj e ka dëshmuar që është reformuar dhe është largu nga vlerat e luftës”, tha Brestovci.

Brestovci kërkon që në zgjedhjet e 14 shkurtit, të votohet plani dhe programi i Nismës Socialdemokrate me numër 121, por edhe ai si kandidat dhe përfaqësues i popullit në Kuvendin e Kosovës, me numër 11.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark