Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci ka thënë se vullneti i çeliktë i qytetarëve është garanca e suksesit të Nisma-s.
Ai përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka shkruar se qytetarët kanë besim në Nismën, madje e kanë edhe vullnetin e çeliktë.
“Vullneti i çeliktë i qytetarëve, është garanca e suksesit të Nismës”, ka shkruar Brestovci.