Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci, ka kritikuar ish-qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje për shuarjen e Ministrisë së Diasporës.
Ai ka thënë se kjo ministri kishte krijuar disa mundësi për mërgatën, përfshirë këtu edhe rrjetin e bizneseve shqiptare në 24 vende të botës.
“Dikasteri i dedikuar për mërgatën, me gjithë të metat e saj, ishte edhe një adresë për ruajtjen e kulturës shqiptare jashtë kufijve shqiptarë. Shuarja e kësaj ministrie, ishte gabim. Në vend që të mendohej bashkëdyzimi i veprimeve me Qeverinë e Shqipërisë, Vetëvendosje mori vendim për heqjen e kësaj ministrie”, ka shkruar Brestovci.
Ai ka thënë se nëse zgjedhet si deputet, do të inicojë rikthimin e këtij dikasteri.