×
  • Lajme
  • Lajme

    Brestovci: Me programin tonë do të heqim qeran për një vit për gastronomët

    Insajderi
    10 February 2021 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni kosovar, që garon me numër 11 në listën e Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci ka shpalosur programin për masat emergjente për zhvillim ekonomik në vend, pas goditjes që e ka pasur nga Covid-19.

    Brestovci ka thënë se plani i tyre parasheh masat emergjente, sidomos për gastronominë ku edhe do t’i heqin qeran lokaleve të tyre, poashtu do shpërndajnë subvencione për ndërmarrjet e tjera.

    “Kemi një përshkallëzim dhe një rënie të ekonomis, është goditur ekonomia botërore le më ekonomia e Kosovës e cila ka qenë ashtu ashtu një ekonomi e gjbrishtë. Këtu duhen masa emergjente, kemi të godituar disa sektore sic është sektori i gastronomisë njëri prej sektorëve më të goditura, të cilët do e kanë shumë të vështirë ta mbajnë vetën nëse edhe pak kohë zgjatë. Ne i kemi paralajmëruar masat të cilat do i marrim në qeverinë e ardhshme e që kanë të bëjnë me ndihmat të cilat duhet t’i japim sektorëve të caktuara duke përfshir këtu edhe heqjen e qëras për një vit për gastronomin dhe subvencoine për ndërmarrje të tjera”, ka thënë Brestovci./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark