Insajderi
Botë

Brexit: Obama paralajmëron pasoja në ekonomi

Insajderi
30 June 2016 - 09:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se vendimi i Britanisë së Madhe për të braktisur Bashkimin Evropian “ngre shqetësime afatgjate për rritjen ekonomike globale”.

Ai tha se dalja e Britanisë nga blloku “do të ngrijë mundësitë e investimeve atje apo edhe në Evropë në përgjithësi”.

Obama i bëri thirrje kryeministrit britanik dhe udhëheqësve të tjerë të BE-së që të sigurojnë proces të rregullt të largimit të Britanisë.

Ai i bëri këto komente në një samit të liderëve të Amerikës Veriore në Otavë.

Në referendumin e 23 qershorit, qytetarët britanikë kanë votuar për të dalë nga BE-ja, pas më shumë se 40 vjetësh anëtarësi.

Të mërkurën, liderët e BE-së i kanë kërkuar Britanisë që të respektojë parimin e lëvizjes së lirë të njerëzve nëse do që të vazhdojë qasjen në tregun e përbashkët.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark