×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Brighton nuk e ka në plane Andi Zeqirin?

    Insajderi
    25 July 2022 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi Andi Zeqiri pritet të largohet nga skuadra e Brightonit gjatë këtij afati kalimtar të verës, ka raportuar “The Athletic”.

    Mësohet se Zeqiri nuk bën pjesë në planet e trajnerit Graham Potter dhe për këtë arsye do të largohet. Mësohet se te Brightoni tashmë kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Zeqirin dhe po shpresojnë të marrin ofertë nga ndonjë skuadër e interesuar për shërbimet e tij.

    Zeqiri nuk ka udhëtuar fare me pjesën tjetër të skuadrës për përgatitje në Portugali, ndërsa me Brightonin ka kontratë deri në vitin 2025.

    Sezonin e fundit, Zeqiri ishte i huazuar te skuadra e Bundesligës, Augsburgu. Ai te Brightoni u transferua në vitin 2020 nga Lausanne.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark