×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Britania e Madhe regjistron një rritje të rasteve me COVID-19

    Insajderi
    25 June 2022 - 18:04

    Infeksionet me Covid-19 po vazhdojnë të rriten në Britaninë e Madhe, e nxitur nga variantet më të fundit të Omicron BA.4 dhe BA.5.

    Numri i të prekurve me Covid-19, në spitale ka shfaqur një tendencë në rritje në pjesën më të madhe të vendit, duke treguar se virusi po bëhet vazhdimisht dhe më i përhapur.

    Ekspertët shëndetësorë thanë se aktualisht nuk ka asnjë provë që variantet BA.4 dhe BA.5 të shfaqin simptoma më serioze sesa variantet e mëparshme, pothuajse një në gjashtë persona të moshës 75 vjeç e lart nuk kanë kryer një dozë përforcuese të vaksinës në gjashtë muajt e fundit, duke i bërë ata më të rrezikuar nga sëmundjet e rënda.

    Një total prej 1.7 milion persona në familje vlerësohet të kenë pasur virusin javën e kaluar, 23% më shumë (1.4 milion persona) krahasuar me një javë më parë, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS).

    Rritja prej 23% është më e ulët se rritja prej 43% gjatë javës së kaluar. Këto shifra janë gjithashtu më të larta se piku i arritur gjatë valës së dytë të virusit në janar 2021.

    Megjithatë, infeksionet janë ende nën vlerën e rekordit prej 4.9 milionë të regjistruar në kulmin e valës Omicron BA.2 në fund të marsit të këtij viti.

    Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) tha se rritja e fundit ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga infeksione që lidhen me variantet BA.4 dhe BA.5 të Omicron, të cilat tani, mendohet të jenë llojet më dominuese në pjesën më të madhe në Britaninë e Madhe. /DPA/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark