×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Britania paralajmëron për sulme të mundshme terroriste në Suedi

    Insajderi
    13 August 2023 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Britania e Madhe paralajmëroi të dielën qytetarët që shkojnë në Suedi për sulme të mundshme terroriste pas djegies së Kuranit nga aktivistët anti-islamikë që kanë zemëruar myslimanët.

    Në këshillat e përditësuara të udhëtimit, ministria e jashtme e Britanisë tha se autoritetet suedeze kishin ndërprerë me sukses disa sulme të planifikuara dhe kishin arrestuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    “Duhet të jeni vigjilentë në këtë kohë”, citohet të jetë thënë në paralajmërim, duke shtuar se “terroristët ka shumë të ngjarë të përpiqen të kryejnë sulme në Suedi” me vendet e vizituara nga të huajt objektiva të mundshëm.

    Në një deklaratë duke pranuar këshillat e ndryshuara të Britanisë për udhëtime, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Suedisë, Henrik Landerholm, përsëriti kërcënimet në rritje ndaj Suedisë që nga djegiet e Kuranit.

    Landerholm theksoi se sulmi ndaj ambasadës suedeze në Irak më 19 korrik, një tentativë për sulm ndaj ambasadës së saj në Liban më 9 gusht, si dhe vrasja me armë zjarri në 1 gusht ndaj një punonjësi në një konsullatë suedeze në Turqi kontribuan në vlerësimin e rrezikut.

    Djegia e Kuranit lejohet në Suedi sipas rregullave të fjalës së lirë, por myslimanët e shohin djegien e librit të tyre të shenjtë si blasfemi.

    Ndryshe, Qeveria e SHBA-së ka paralajmëruar gjithashtu për sulme të mundshme terroriste në Suedi në këshillat e saj të udhëtimit. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark