×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Brnabiq falënderon Escobarin për “mbështetjen reth themelimit të Asociacionit”

    Insajderi
    16 March 2023 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq në takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, e falënderoi këtë të fundit për, siç tha ajo, mbështetjen kyçe për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, raporton Insajderi.

    Në një komunikatë të lëshuar për media nga qeveria serbe, Brnabiq e falënderoi Escobar-in “për mbështetjen që ShBA jep për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.

    “Brnabiq theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshje të nënshkruara deri më tani, mbi të gjitha Marrëveshjen e Brukselit, si dhe rëndësinë e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe”, thuhet në njoftim.

    Escobar dje u takua edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin biseduan rreth takimit të ardhshëm në Ohër të Nivelit të Lartë, përçka pritet që të ketë pajtim reth Aneksit të Zbatimit të Plan-Propozimit të BE’së.

    Çështja e Asociacionit është bërë kryetema e para takimit të Ohrit, përçka edhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi tha se decidivisht “nuk do të ketë Marrëveshje nëse nuk themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark