×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Brnabiq pretendon se në Emiratet Arabe pranoi garanci se Interpolli “është i mbyllur për Kosovën”

    Insajderi
    11 January 2023 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aplikimi i Kosovës në Interpol nuk do të jetë në agjendë këtë vit, ka thënë kryeministrja serbe Ana Brnabiq pas takimit me Presidentin e Interpol-it Nasser Al-Raisi, raportoi televizioni publik i Vojvodinës, përcjell Insajderi.

    Këtë gjë Brnabiq tha se ia konfirmoi vetë Nasser Al-Raisi.

    Brnabiq më tej pretendoi se Interpol dhe UNESCO, si dy prej organizatave më me peshë ndërkombëtare “do të jenë të mbyllura për Kosovën”.

    Brnabiq, gjatë një vizite në Emiratet e Bashkuara Arabe, sërish gjuajti kritika ndaj Gjermanisë për “standarde të dyfishta” kur tha se për Qipron modeli dy-shtetëro “nuk është i mundur” ndërsa për Kosovën dhe Serbisë, një model i tillë paraqitet si i pranueshëm.

    Në lidhje me vizitën e Këshilltarit të lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili ditëve në vijim do të zhvillojë vizita në Beograd dhe Prishtinë, Brnabiq tha se “nuk kam pritshmëri as të mira as të këqija”.

    “E vetmja gjë e rëndësishme për neve është ajo që është në tryezë, premtimi i ShBA-së për të formuar Asociacionit dhe kjo do të ishte mirë, kjo do të ishte zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë ajo.

    Brnabiq tha se për Serbinë “ëshë tejet e rëndësishme” që Interpol-i dhe UNESCO nuk do të shqyrtojnë aplikimet e Kosovës.

    Kujtojmë se Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vitin e shkuar kishte bërë të ditur se Kosova do të aplikojë për në UNESCO gjatë vitit 2023./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark