×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Brnabiq thotë se Kosova nga 1 shtatori e fillon periudhën e paqëndrueshme – akuzon Kurtin

    Insajderi
    29 August 2022 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se nga 1 shtatori “Kosova fillon një periudhë të paqëndrueshme”, kjo sipas saj për shkak të mosarritjes së marrëveshjes për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Gishtin e drejton kah kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    “Albin Kurti nuk dëshiron paqe dhe nuk është i gatshëm për kompromis”, ka thënë kryeministrja serbe për Radio Televizonin e Serbisë, të dielën, transmeton Express.

    Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për dokumente më 27 gusht. Por ende s’ka marrëveshje për targa.

    E shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të dielën është shprehur optimist që do të arrihet një marrëveshje për targat mes Kosovës dhe Serbisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark