×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Broja kthehet në Londër, dy klube të PremierLigës me super-oferta për të

    Insajderi
    18 July 2022 - 08:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Armando Broja është kthyer nga faza përgatitore e Chelseat që po e zhvillon në Amerikë për në Londër, pas lëndimit që pësoi. E ardhmja e reprezentuesit shqiptar ende është e pa qartë, shkruan Insajderi.

    Për shërbimet e Brojës janë të interesuara tri klube nga Premier Liga. West Ham është klubi që po insiston më së shumti, pasi ka bërë dy oferta.

    E para ishte 35 milionë euro, ndërsa të dytën e dërgoi afër 38 milionë euro.

    Megjithatë, trajneri gjerman Thomas Tuchel ende nuk ka vendosur se a do ta mbajë Brojën në skuadër apo do të lejojë largimin e tij nga ish-kampioni anglez.

    Sipas gazetarit Adam Neëston, që qëndron afër klubit të Chelseat ka raportuar se Broja është kthyer në Londër, pasi klubet po insistojnë fuqishëm për ta nënshkruar atë.

    Ylli shqiptar, 20-vjeçar, sezonin e kaluar shkëlqeu me Southamptonin në Premier Ligë duke shënuar gjashtë gola. /Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark