Armando Broja për herën e tretë rresht nuk është ftuar për ndeshje të Fulhamit në Premier Ligë.
“The Cottagers” luajnë sonte në udhëtim ndaj Nottingham Forestit, në kuadër të javës së 31-të, shkruan Gazeta Express.
Trajneri, Marco Silva, për ndeshjen e tretë radhazi e ka “dërguar” Brojën në tribunë.
Sulmuesi shqiptar nuk do të jetë as sonte në ekip. Ai nuk figuron as tek rezervistët.
Rodrigo Muniz starton në sulm, kurse Raul Jimenez është në bankën rezervë.
Two changes down the right-hand side for us going into #NFOFUL. pic.twitter.com/xsq6JXkbi5
— Fulham Football Club (@FulhamFC) April 2, 2024