Gjatë konferencës së ditës së sotme, Federik Veseli u shpreh se kombëtarja në ndeshjen ndaj Anglisë do të vuajë mungesën e Armando Brojës.
Së fundmi, është sqaruar se sulmuesi i talentuar ende nuk i është bashkuar kuqezinjve si pasojë e një problemi në kavilje.
Aktualisht, Broja është duke bërë disa ekzaminime me stafin e Southhampton, ndërsa pritet përgjigja e analizave për të kuptuar nëse lojtari do të jetë i gatshëm për të qenë i grumbulluar.
Gjithsesi, në stafin e kombëtares janë besimplotë se Broja do të jetë i gatshëm dhe në këtë formë mund të vihet rregullisht nën urdhrat e trajneri Edy Reja.
Kështu, nëse gjithçka shkon sipas planit, Broja nuk do të udhëtojë për në Shqipëri, por do ta presë kombëtaren në Londër.