×
  • Showbiz
  • Show

    Bruno habit publikun, nuk shkon në të pamen e gjyshes por vazhdon lojën në Big Brother

    Insajderi
    07 February 2023 - 00:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Banorit të Big Brother Vip Kosova, Brunos, i është dhënë një njoftim i hidhur. Ai mësoi se gjyshja e tij ka ndërruar jetë gjatë qëndrimin të tij brenda shtëpisë.

    “Gjyshja na iku ne gjum na la bekimet e fundit, fat per te”, thuhej ne letrën e dërguar nga gruaja e Brunos.

    Por, ajo çka habiti publikun ishte se Bruno në vend se të shprehte dëshirën të shkonte në të pame të gjyshjes, ai u shpreh i gatshëm ta vazhdoj lojën në Big Brother Kosova.

    Derisa, ai kishte shpërthyer në lot, ndërkaq kujtoi momentet e bukura që ka pasur me gjyshen e vet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark