×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    BSPK mirëpret miratimin e ligjit për pagat

    Insajderi
    23 December 2022 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, me ç’rast, u tha se BSPK ka mirëpritur votimin e ligjit për Zyrtarët Publikë dhe atë për Pagat në Sektorin Publik.

    Siç u bë e ditur në komunikatë, u vlerësua edhe ndikimi pozitiv i Pakos për përballje me inflacionin.

    Duke falënderuar kryetarin e BSPK-së për bashkëpunimin në ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Kurti theksoi se Qeveria mirëpret vazhdimin e dialogut social edhe në vitin 2023.

    “Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet qeverisë dhe BSPK-së, si dhe u bisedua për bashkëpunimin e mëtejmë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat.”, u bë e ditur në komunikatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark