Insajderi
Insajderi

BSPK-së i dërgohen inspektorët e pushtetit- Kryeinspektori i emëruar paligjshëm nga Kurti: Grevistët shkelën ligjin

Insajderi
03 September 2022 - 11:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
BSPK-së i dërgohen inspektorët e pushtetit- Kryeinspektori i emëruar paligjshëm nga Kurti: Grevistët shkelën ligjin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati i Punës del kundër grevistëve. Ky organ i pavarur i Administratës Shtetëror që në krye ka Hekuran Nikçin, njeriun e emëruar paligjshëm nga kryeministri Albin Kurti, ditë më parë ka inspektuar zyret e BSPK-së duke njoftuar opinionin publik se aty ka gjetur disa shkelje të ligjit lidhur me mbajtjen e grevës, shkruan Gazeta Insajderi.

Duke i analizuar të gjeturat shohim se Inspektorati i Punës i ka dalë krah qeverisë sa i përket çështjes së grevës. Atyre që e emëruan në këtë pozitë duke shkelur procedurat rekrutuese.

Sipas komunikatës, Inspektorati ka thënë se BSPK-ja nuk e zbatoi nenin 8 të ligjit për greva.

Sipas raportit, sa i përket mbarëvajtjes së grevës referuar dispozitës së nenit 8 të Ligji për Grevat, u konstatua se BSPK-ja nuk ka informuar punëdhënësit e drejtpërdrejtë të të punësuarve për mbajtjen e grevës.

“Nuk është zbatuar neni 8 i ligjit për greva. BSPK-ja nuk i ka njoftuar të gjithë punëdhënësit siç e obligon kjo dispozitë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu kontestuese është edhe kompetenca e njoftimit, thotë Inspektorati,.

“bazuar në dispozitën e nenit 8 të ligjit për greva, pra paragrafi i parë i këtij neni, njoftimin për grevë duhet ta bëjë Këshilli Grevist dhe jo siç ka njoftuar BSPK-ja në shkresat e saj ku është nënshkruar edhe kryetari i sindikatës dhe kryetari i këshillit drejtues, sepse sipas kësaj dispozite, grevistët i përfaqëson vetëm Këshilli Grevist. Nuk është zbatuar dispozita e nenit 17, sepse BSPK-ja nuk ka prezantuar dëshmi se ka marrë veprimet e nevojshme për organizimin e shërbimeve të rëndësisë jetike”, thuhej mes tjerash në këtë konstatim”.

Kujtojmë se ardhja në poziten e kryeinspektoratit, Hekuran Nikçi është cilësuas si e paligjshme nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Me propozim të Ministrisë së Financave, në Qeverinë e Kosovës është votuar Hekuran Nikçi për Kryeinspektor të Inspektoratit të Punës. Një vendim i tillë i Qeverisë është bërë në kundërshtim me ligjin, meqë për pozitën në fjalë duhet organizimi i konkursit.

Si rezultat i kësaj, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës pas një monitorimi të jashtëzakonshëm duke u bazuar në shkresat e rastit ka kërkuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës që të kthejë mbrapsht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Hekuran Nikçit si Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës.

Kjo pasi që një pozitë e tillë hynë në kuadër të pozitave të larta të Shërbimit Civil dhe si e tillë i nënshtrohet rendit juridik për Zyrtarët Publik. Bazuar në këtë, vendimi i Qeverisë së Kosovës për të emëruar Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës pa procedura rekrutuese është shkelje e Ligjit për Zyrtarë Publik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark