×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Buci shkëmben puthje të zjarrta me të dashurën pas daljes nga BBVK2

    Insajderi
    20 January 2024 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ylli Dervishaj i njohur si Buci është banori i kësaj jave që u eliminua nga spektakli më i ndjekur në vend “Big Brother VIP Kosova 2”.

    Ai u përfol jashtëzakonisht shumë për lojën e tij, kryesisht të krijuar me Santianën.

    Një dramë që la përshtypje romantike, e që implikoi edhe partnerët e tyre nga jashtë, ishte njëra prej temave më të komentuara të këtij edicioni.

    E fejuara e Bucit, njëjtë si i dashuri i Santianës, me apo pa dashje u bën pjesë e formatit, madje që të dy prekën muret e shtëpisë.

    Në mes dyshimeve për krisje të këtyre marrëdhënieve që Buci e Santiana kishin krijuar para hyrjes në BBVK2 me partnerët e tyre, dyshja vendosi të distancoheshin nga njëri-tjetri.

    Madje se ka ruajtur raportet e shkëlqyera me të fejuarën e tij, Buci e vërtetoi edhe mbrëmë, ku menjëherë pas daljes nga shtëpia u pa në krahët e të dashurës, ku nuk munguan as puthjet të cilat edhe i shpërndanë me fansat e tyre.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark