×
Show / Fashion

Buka e vetme që rekomandohet të hahet nga mjekët, ja receta

Insajderi
12 February 2019 - 11:43
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shumica prej nesh nuk mund të heqin dorë aq lehtë nga buka.

Ndërkohë, kufizimi i konsumimit të saj është diçka që vështirë bëhet nga personat që janë mësuar me të.Megjithatë, ka një lajm të mirë për të gjithë, meqenëse një kardiolog ka ndarë recetën që do t’iu ndihmojë të përgatitni një bukë të shëndetshme.

Buka e rekomanduar nga kirurgu kardiak Steven Gandry nga Nebraska, i botuar në librin e tij ‘Paradoksi i Bimëve’, mund të hahet pa kufizime, pasi nuk përmban drithëra. Sipas Dr. Gandry, është “pothuajse bukë”, dhe nuk përmban gluten, grurë, ose tharm.

Një fetë e bukës përmban vetëm 90 kalori, 5 gram fibra dhe 3 gram proteina, në krahasim me bukën që blihet në furra me 128 kalori, 3 gram fibra dhe 3 gram proteinë.

Përbërësit kryesorë përfshijnë vajin e kokosit, miellin e kokosit, të bardhën e vezës, miellin e patates të ëmbël, miellin e lajthive, si dhe bajamet.

Përbërësit:

– 2 gota miell bajame

– 1/3 e gotës + 1 lugë gjelle farë liri

½ e lugës kripë

1 lugë çaji sodë buke

1 lugë çaji farë liri

½ e filxhanit miell misri

1 lugë çaji uthull molle

½ -ta e filxhanit kos grek

6 lugë çaji gjalpë

4 vezë

Udhëzime:

Në një tas, përzieni përbërësit e thatë dhe shtoni farat e lirit. Duke vendosur në shporetin elektrik në ngrohje mesatare, shkrini gjalpin, lëreni të ftohet për 5 minuta dhe shtoni përbërësit e lagësht në ato të thata. Përzieni me një dorë derisa të merrni një përzierje në formë brumi.

Pastaj, transferojeni atë në një tavë pjekjeje të mbuluar me letër pjekjeje. Vendosini fara liri përmbi dhe piqeni në 175 gradë për 25 minuta. Përdorni një kruese dhëmbësh për të parë nëse është gati. Lëreni bukën të ftohet, si dhe mbulojeni me një peshqir.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark