Mauro Icardi nuk është duke kaluar momente aspak të mira së fundmi, sidomos në jetën private.
Raportohet se sulmuesi i PSG-s tashmë është ndarë me bukuroshen argjentinase, Wanda Nara.
Përpos në jetën private, Icardi raportohet se ka probleme edhe te klubi parisien.
Besohet se bashkëlojtari i tij, Lionel Messi ka raporte aspak të mira me Icardin.
Andaj, “El Nacional” shkruan se Messi ka kërkuar nga drejtuesit e PSG-s ta shesin Icardin.
Klubi parisien është duke menduar që Icardin ta transferojë te Barcelona e në shkëmbim të marrë shokun e Messit, Sergio Aguero.