×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bulliqi: Shpejt do të marrë një vendim për t’i dalë në ndihmë familjes së 18 vjeçarit

    Insajderi
    22 January 2024 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se së shpejti do të merret një vendim për ta ndihmuar financiarisht familjen e 18 vjeçarit që u vra në Podujevë.

    “Unë më herët isha në një vizitë për ngushëllime te familja e viktimës dhe sigurisht që brenda kompetencave të mia, si kryetar i komunës, shpejtë do të marrë një vendim për t’i dalë në ndihmë kësaj familje. Besoj që do të informoheni me kohë”, tha Bulliqi.

    “Ndihmë montare për familjen”, tha ai në një konferencë për media.

    Lulzim Fejzullahu fillimisht u godit me veturë e më pas u rrah brutalisht. Ai u dërgua në spital, ku vdiq pas disa ditësh. Të dyshuar për rastin janë dy të mitur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark