×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Bullizimi ndaj 41-vjeçares, Arbana Osmani ka një kërkesë për kryeministrin Rama

    Insajderi
    05 January 2024 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin, pasi një 41-vjeçare, nënë e tre fëmijëve dyshohet se pas bullizimit në Tik-Tok, i dha fund jetës.

    I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi publik pas ngjarjes së rëndë. Moderatorja Arbana Omani i ka bërë thirrje Edi Ramës që të mbyllë platformën e Tik Tok.

    Përdoruesit e internetit, Osmani i konsideron “vrasës” të kohëve moderne.

    “Tmerr, vrasësit e kohëve moderne kanë “armë”, tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreq Tik Toku. Tani!”, shkruan Osmani krahas lajmit duket etiketuar kreun e qeverisë, Edi Rama.

    Burime nga policia e Durrësit, thanë se 41-vjeçarja kishte denoncuar rreth një vit më parë në polici, se persona të paidentifikuar i kishin hapur adresë fallco me identitetin e saj dhe e përdornin për ta bullizuar.

    Sipas policisë, ajo ishte shumë e shqetësuar për këtë situatë në të cilën ndodhej.

    Ndërkohë, policia ka nisur hetimet. Mësohet se në datën 2 janar, Bedrie Loka nënë e tre fëmijëve i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.

    41-vjeçarja nga Vadardha Sukth, ishte punonjëse në një kompani fasonerie në zonën e Fllakës.

    Dyshohet se kanë qenë koleget e saja që kanë hapur adresën në rrjetet sociale, për ta denigruar.

    Ndaj policia po merr në pyetje të gjithë personelin, me qëllim për të zbuluar personin apo personat që kanë hapur adresën fallco.

    Nderkohë, policia bën me dije se materialet në lidhje me veprën e dyshuar penale “shkaktim vetëvrasjeje” do t’i kalojnë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

    Bullizimi ndaj 41-vjeçares, Arbana Osmani ka një kërkesë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark