×
  • Sport
  • Sport

    Bunjaki tregon përse nuk përdori asnjë zëvendësim ndaj Turqisë

    Insajderi
    12 November 2016 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka thënë se mungesa e Bernard Berishës dhe disa futbollistëve të tjerë, ka bërë që ai të mos i jap mundësi asnjë futbollisti të Kosovës nga banka rezervë.

    Bunjaki është shprehur në mikrofonat e Supersport pas ndeshjes me Turqinë, ku ka folur për humbjen e tretë rresht në Grupin I.

    “Siç e dini ju edhe mungesa e Bernard Berishës, e më pas disa të tjerë. Mendoj se ka qenë e rëndësishme që t’i mbanim në lojë ata futbollistë sepse kanë qenë më të shpejtë”, ka thënë Bunjaki, duke u arsyetur kështu për mospërdorimin e asnjë zëvendësimi.

    Ai ka thënë se Kosova mund ta kishte befasuar skuadrën përfaqësuese të Turqisë.

    “Po ta kishim mbajtur portën të paprekur edhe 15 minuta pas atyre golave, mund të kishim shkaktuar befasinë”, ka thënë Bunjaki. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark