×
  • Sport
  • Sport

    Bunocci drejt largimit nga Juventus! Destinacioni i radhës – Premier Liga

    Insajderi
    06 July 2023 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Leonardo Bonucci shikon drejt daljes së “Allianz Stadium”. Mbrojtësi me eksperiencë është pothuajse i sigurt që do të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të verës.

    ‘Calciomercato’ raporton se veterani 36-vjeçar do të vazhdojë karrierën në Premier Ligën angleze, ku me gjasa do t’i bashkohet Newcastle. ‘Magpies’ u kualifikuan në Champions League dhe Bonucci me përvojën e tij mund ta ndihmojë ekipin.

    Mbrojtësi tashmë është takuar me drejtuesit e klubit anglez dhe ka diskutuar për kushtet e tij personale. Nëse Bonucci kalon te Newcastle, do të jetë hera e parë që ai luan në një vend tjetër përveç Italisë.

    Juventusi nuk e kundërshton dëshirën e Bonuccit, pasi ai ka një nga pagat më të larta në skuadër dhe do të ketë një rol periferik në sezonin e ri. Kontrata e mbrojtësit me ‘bardhezinjtë’ është deri në qershor të vitit 2024. Leo Bonucci së fundmi ka bërë të ditur se sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit për të në futbollin profesionist.

    Bonucci ka pasur një karrierë të suksesshme, pasi ishte 8 herë kampion i Italisë me Juventusin dhe gjithashtu fitoi titullin e Serie A me Interin. Futbollisti është edhe kampion i Evropës nga viti 2020 me Italinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark