×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Burgu është pak në krahasim me fundosjen e demokracisë” – Bislimi i LDK-së kërkon rinumërim pas skandalit për manipulim votash

    Insajderi
    07 March 2021 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati i LDK-së për deputet, Faton Bislmi, ka reaguar pas video-incizimit të publikuar në Gazetën Insajderi, në të cilin paraqitet burri i kryediplomates Meliza Haradinaj-Stublla, se ia ka blerë votat asaj me 6 mijë euro.

    Në këtë situatë, Bislimi thotë se e pakta që duhet bërë është që PZAP sot të dërgojë në rinumërim komplet votat me kusht dhe ato të diasporës.

    “Me 4 mars, unë kam folë për inxhinjering elektoral, dhe kjo u faktua dje me skandalin e blerjes së votave në QNR për kandidaten e AAK-së. Ky skandal komprimiton skajshmërisht procesin zgjedhor”, ka shkruar ai.

    “Ky model i vjedhjes së vullnetit të sovranit ka prekë edhe shumë kandidatë tjerë. Të paktën që do duhej të bënte PZAP sot është të dërgonte në rinumërim komplet votat me kusht dhe ato të diasporës (të cilat ekskluzivisht janë numëruar në QNR) dhe secilën kuti tjetër ku ka një fije dyshimi për manipulim. Perndryshe, demokracia jonë fragjile po fundoset. Burgu është pak në krahasim me fundosjen e demokracisë”, është kërkesa e Bislimit.

    Hulumtimi i Gazetës Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark